Lajmet e fundit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Iran është rihapur sot, gati 4 vjet pasi ajo ishte mbyllur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Sekretari i Jashtëm britanik Philip Hammond, ka vizituar Teheranin i shoqëruar nga një delegacion udhëheqësish biznesesh, për një ceremoni që do të shënojë rihapjen e institucionit të diplomacisë.
Në të njejtën kohë, edhe Irani pritet të rihapë Ambasadën e tij në Londër. Ambasada në Mbretërinë e Bashkuar u mbyll në vitin 2011, pasi u sulmuan nga protestuesit gjatë një demonstrate kundër sanksioneve të vendosura ndaj Republikës Islamike.
Hammond është i pari diplomat i Britanisë që viziton Iranin, që prej vitit 2003. Vizita vjen disa javë pasi Irani ka arritur një marrëveshje me gjashtë fuqitë botërore që synojnë frenimin programin e tij bërthamor.
Hammond shkroi në Twitter: Vizita e parë ministeriale britanike që prej vitit 2003, një moment historik në marrëdhëniet mes Britanisë dhe Iranit.
Fillimisht, Ambasada nga Ajay Sharma por Hammond tha se marrëveshja për ta rritur nivelin e përfaqësimit duke i dhënë statusin e ambasadorit pritet të arrihet në muajt e ardhshëm.