Lajmet e fundit

Kulla e Ajfellit është rihapur sot pas mbylljes pesë ditore për shkak të grevës së punonjësve të mirëmbajtjes së kullës, transmeton Klan Kosova.
Kompania SETE, e cila menaxhon me kullën, njoftoi se ka arritur marrëveshje me sindikatat që përfaqësojnë punëtorët, pas së cilës kulla u rihap.
"Kulla e Ajfellit është rihapur tani për publikun", thuhet në deklaratën e kompanisë.
Sindikatat CGT dhe FO njoftuan se punonjësit duan të përfshihen në procesin e vendimmarrjes për mirëmbajtjen e Kullës Eiffel, si dhe kërkuan rritjen e fondeve për mirëmbajtjen e kullës, duke argumentuar se frikësohen për shkak të rrezikut për shëndetin e punëtorëve dhe sigurinë e tyre.