Lajmet e fundit
Kisha afrikano-amerikane në Karolinën e Jugut, e cila më 17 qershor ka qenë skenë e krimit, është rihapur.

Të dielën është mbajtur mesha e parë që nga vrasja e nëntë personave.Personi i dyshuar për masakrën, 21-vjeçari Dylann Roof, i cili kohët e fundit ka shprehur pikëpamje raciste, po mbahet në një burg në Çarllston.
Kleriku Norvel Goff ka lexuar gjatë meshës emrat e të nëntë viktimave.Ai ka thënë se "djalli ka hyrë", por nuk ka arritur të marrë kontrollin e kishës.
Mesha është përcjellë nga qindra njerëz dhe nga masa të rrepta të sigurisë, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kërkuar luftë më të intensifikuar kundër racizmit, si dhe ka bërë thirrje për debat të ri për kontrollin e armëve.