Lajmet e fundit

Tash e dy ditë nëpër disa shkolla në fshatrat e Kamenicës ka filluar që të zhvillohet përsëri mësimi.
Ato ishin mbyllur nga ish-kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, i cili kishte marrë vendim që të mbyllë shkollat e fshatrave me shumë pak nxënës, e ata t’i bashkojë me nxënësit e shkollave të tjera të qytetit.
E vendimi për hapjen e tyre po mirëpritet nga drejtori i shkollës “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme.
Ky thotë se procesi mësimor është duke vijuar me rregull.
Të lumtur për këtë rikthim po shprehet edhe prindërit, pasi sipas tyre, kjo i ka penalizuar gjatë kësaj kohe nxënësit.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.