Lajmet e fundit

Pjesë të ndryshme të Florida Keys, ishujt në pjesën e poshtme të Floridës që u goditen nga uragani Irma i kategorisë katër, janë rihapur.
Hyrja aktualisht është e lejuar vetëm për banorët dhe pronarët e bizneseve, përderisa puna për pastrimin e rrugëve ende është duke vazhduar.
Afërsisht 6.9 milionë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Florida, Gjeorgji, Karolinën Veriore dhe atë Jugore si dhe Alabama.
Irma, qe është duke u dobësuar qe nga dita e diel, është përgjegjëse për 11 vdekje në Amerikë.
Shtatë persona kanë vdekur në Florida, tre në Gjeorgji dhe një në Karolinën Jugore, sipas raportimeve të mediave amerikane.