Lajmet e fundit

Rihanna ka zbuluar këngën e saj të ardhshme – “Love on the Brain”!
Këngëtarja 28 vjeçare zbuloi lajmin duke postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, duke e kënduar këngën, nën të cilën ka shkruar “nextsingle”, transmeton Klan Kosova.
Kjo është kënga e katërt nga albumi, pas hitit “Work” me Drake, “Kiss It Better” dhe “Needed Me”.
Rihanna aktualisht ka tre këngë në listën e Billboard Hot 100, “This Is What You Came For” me Calvin Harris e katërta në listë, “Needed Me” në pozitën e shtatë, dhe “Work” me Drake në numrin e 17-të.
https://www.instagram.com/p/BJZJV1Jjo76/?taken-by=badgalriri