Lajmet e fundit

Këngëtarja Ronela Hajati këto kohë është duke punuar për një këngë të re, dhe sipas ababel.al duket se diçka i ka dalë jashtë planit, transmeton Klan Kosova.
Ditën kur sapo është publikuar edhe klipi i çmendur i këngës më të fundit të Rihanna-s, ‘Bitch Better Have My Money’ ka pasur diçka që e ka shqetësuar Ronelën.
Mesa duket disa pamje nga klipi që ajo po xhiron do të jenë të ngjashme me atë të yllit nga Barbados.
Si për t’i paraprirë akuzave për kopjim, Ronela Hajati ka shkruar në Facebook: “Pse duhet të xhirojë në anijë kur po xhiroj unë? Pseeeeeee?”.
Kështu këngëtarja shqiptare ka zbuluar edhe një pjesë të skenave të saj të xhirimit, të cilat pritet t’i shohim për të kuptuar edhe ngjashmërinë me videoklipin e Rihanna-s.