Lajmet e fundit

Rihanna e ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re “Sledgehammer”, e cila është kolona zanore e Star Trek Beyond, transmeton Klan Kosova.
Ky videoklip i këngëtares 28 vjeçare është i pari që është xhiruar i gjithi me kamerat IMAX.
“Kam qenë fanse e ‘Star Trek’ që kur isha vajzë e vogël. Më pëlqeu ideja që e eksplorova territorin e ri dhe të panjohur. Kështu që të jesh në gjendje të xhirosh gjithë videoklipin me kamerat IMAX dhe ta përdorësh këtë teknologji revolucionare për të eksploruar lloje të ndryshme të territorieve të reja ishte ëndërr e bërë realitet”, u shpreh regjisorja e videoklipit Floria Sigismondi në një deklaratë për shtyp.