Lajmet e fundit

Ditëve të fundit është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares së famshme, Rihanna dhe basketbollistit të NBA-së, Matt Barnes.
Kjo pasi Matt Barnes tha për TMZ se kishte dalë në një takim me këngëtaren.
“Rihanna është mikja ime tani. Për momentin jemi miq, por të shohim deri ku do të shkojë kjo miqësi”,kishte thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Por Rihanna përgënjeshtëroi këtë lajme duke postuar në rrjetin social Instagram video me mbishkrimin se kjo nuk është e vërtetë.
“Gënjeshtar. Ajo nuk është me ty! Ajo nuk do të jetë kurrë me ty!” kishte shkruar për 2.5 milionë ndjekësit e saj duke shtuar se kjo gënjeshtër e ka lënduar.