02.08.2017 · përditësuar para 3286 dite1 min lexim
Rihanna tashmë ka treguar që kur vjen puna tek trupi i saj, numrat janë gjëja e fundit për të cilën këngëtarja brengoset.
Ajo është parë në tepihun e kuq disa herë me veshje tejet seksi dhe elegante, ka lansuar dy linja të këpucëve me brende të mëdha, si dhe po kalon kohën me të dashurin miliarder.
Në mes të gjitha këtyre përmes një video Rihanna ka gjetur kohë që t’ju tregoj të gjithëve që nuk brengoset fare që ka shtuar peshe, apo çfarë thonë të tjerët.
Në këtë video ajo shihet teksa hyn në një market, dhe dikush i thotë që brenda 2 minutave ke marrë katër gjëra për të ngrënë.
Shoqja e saj e ngushtë dëgjohet duke thënë që njerëzit duhet të ndalojnë gjykimet, ndërsa Rihanna vetëm qeshet.