Lajmet e fundit

Shumica nga njerëzit dalin natën nëpër klube të natës për të festuar apo për t'u kënaqur me shoqërinë, por këtë gjë nuk e ka bërë këngëtarja me famë botërore Rihanna.
Ajo gjatë një natë në 1Oak në Los Angelos nuk u kthye e vetme në shtëpi - mori me veti edhe nje qen të cilin e gjeti në banjon e atij klubi.
"E gjeta atë në njëren nga banjot e lokalit dhe ai ra mbi mua", tha Rihanna me një fotografi të cilën e shpërndau në Snap Chat.
Këngëtarja nuk mundi t’i rezistonte atij dhe e mori me vete në shtëpinë e saj.
Sipas Us Weekly, Rihanna edhe e ka emëruar atë me emrin Pepe.