Lajmet e fundit

Rihanna rrallë herë diskuton për jetën e saj private.
Megjithatë duke u bazuar në fotografi të ndryshme nuk është e vështirë të thuhet se këngëtarja është e dashuruar kokë e këmbë në biznesmenin saudit Hassan Jameel.
Rihanna dhe Jameel shpesh janë parë në pushime së bashku.
“Më parë jam ndjerë në faj kur ndaja kohë për veten, mirëpo mendoj se më parë nuk kam takuar dikë që ja vlente të shpenzoja kohën me të. Edhe mentalisht, vetëm të qëndroj larg telefonit, të jetoj në moment, është diçka që më ka ndihmuar të rritem”.
Rihanna gjithashtu ka folur edhe për linjat trupore të saj, në intervistën për Vogue.
“Duhet vetëm të qeshesh me vetën. Unë jam e vetëdijshme që ka ditë kur jam më e plotë dhe ka ditë kur humbas në peshë. Unë i pranoj të gjitha format trupore. Nuk jam si modelet e Victoria’s Secret mirëpo ndjehem shumë e bukur dhe me vetëbesim në të brendshme”.

