Lajmet e fundit

Reperi Kanye West ka deklaruar se do të dëshironte ta udhëhiqte kombin e tij pas pesë vjetësh, dhe pas kësaj Rihanna ka reaguar, duke thënë që nëse Donald Trump ka fituar mbështetje, mundet dhe reperi dhe se do të votonte për të për President të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Të dielën gjatë mbajtjes së fjalimit në MTV Video Music Award, Kanye ka thënë se do të konkurojë për t’u bërë President i Amerikës në vitin 2020, dhe nëse ai me të vërtetë do ta bëjë këtë, Rihanna insiston se do të votojë për të, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Entertainment Tonight, Rihanna – e cila nuk ka marrë pjesë në VMA – ka thënë: “Përderisa njerëzit votojnë për Donald Trump, kush nuk do të votonte për Kanye?”
“E kam parë fjalimin e tij dhe jam ngazëllyer shumë. Fjalimi i tij ishte i mrekullueshëm”, ka shtuar ajo.
Deklarimi i Kanye për president erdhi në fund të fjalimit të tij: “ Ka të bëjë me ide, njerëz. Ide të reja. Njerëz me ide. Njerëz që besojnë në të vërteta. Dhe po, ashtu siç edhe mund të pandehnit deri në këtë moment, unë kam vendosur që në vitin 2020 të garojë për president”.
Nuk jemi të sigurt se sa serioz ishte Kanye rreth aspiratave presidenciale. Ai pranoi se ka thithur substanca narkotike para se të dilte në skenë, por tashmë ka siguruar majft përkrahje nga demokratët, të cilët i kanë dërguar mbështetje reperit përmes rrjetit social Twitter.