Lajmet e fundit

Rihanna dhe ngasësi i Formula 1, Lewis Hamilton, kanë ngritur spekulime se ata janë në lidhje, pasi kanë ndenjur pranë njëri tjetrit gjatë paradës në ishullin e vendlindjes së këngëtares, Barbados.
Ngasësi i Mercedes, Hamilton, e ka shoqëruar këngëtaren gjatë kësaj ngjarjeje në automjetin e saj, ku janë parë duke kërcyer së bashku në mesin e shoqërisë, transmeton Klan Kosova.
Lewis që kur është ndarë nga këngëtarja Nicole Scherzinger në muajin shkurt, pas tetë vitesh të lidhur së bashku, në media është përmendur si i dashuri potencial i një numri të konsiderueshëm të femrave, duke përfshirë këtu edhe modelen Kendall Jenner.