Lajmet e fundit

Drake dhe Rihanna kanë qenë në krye të spekulimeve për vite me radhë, dhe me bashkëpunimet e tyre muzikore ata i kanë vënë edhe më tepër benzinë zjarrit.
E! News ka mësuar se të dy yjet janë përsëri së bashku, dhe se ndjenjat e Drake për këngëtaren janë shtuar edhe më tepër.
“Ai ende e do atë dhe kurrë nuk u ndal”, ka thënë një burim për revistën.
“Ata po kalojnë kohë të mirë me njëri-tjetrin”.
Dyshja kanë kaluar kohë së bashku edhe në Londër. Të mërkurën në mëngjes, ata janë fotografuar teksa kanë dalë nga një klub i natës.