Lajmet e fundit

Shtatë vjet pas shërbimit si ambasadore kulturore në vendlindje, Rihanna merr edhe një tjetër emërim.
Kësaj radhe ajo u titullua si "Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë" në Barbados.
Ishte vetë qeveria e vendit të saj që bëri të ditur këtë gjë, transmeton Klan Kosova.
"Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo reflektohet në filantropinë e saj, veçanërisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit. Ajo gjithashtu tregon patriotizmin e saj në mënyrën se si i jep zë këtij vendi dhe vazhdon të thesarizojë ishullin si shtëpinë e saj ", tha kryeministria, Mia Amor Mottley.
Këngëtaren e gëzoi shumë ky titull: "Nuk mund të isha më krenare se kaq për të marrë një emërim të tillë prestigjoz në vendin tim, në shtëpi".
"Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij këtu dhe unë jam e gatshme dhe e ngazëllyer për të marrë këtë përgjegjësi. Unë pres që të punoj me kryeministren Mottley dhe ekipin e saj për të ri-imagjinuar Barbadosin ", deklaroi ajo.
Që nga viti 2008 Rihanna ka ndihmuar në promovimin e turizmit në vendlindjen e saj.