Lajmet e fundit

Sot në Riga të Letonisë i përfundon punimet samiti i Bashkimit Evropian, që synon forcimin e lidhjeve me 6 ish-republika sovjetike.
Në hapje të këtij takimi, presidenti i BE-së, Donald Tusk, deklaroi një ditë më parë se Partneriteti Lindor i BE-së nuk është “garë e bukurisë” për t’i distancuar ato nga Rusia dhe ka shtuar se nëse Rusia do të ishte “pak më e butë, më atraktive”, atëherë nuk do të përdorte “taktika frikësuese kundër fqinjëve të vet”.
Kjo ishte referencë e qartë për rolin e Rusisë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.
Në programin e Partneritetit Lindor të BE-së përfshihen Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Azerbajxhani, Armenia dhe Bjellorusia.