Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Flutura Avdiu, vizituan disa biblioteka të komunës së Drenasit, atë në Tërstenik, Komoran dhe Arllat.
Numri një i Drenasit theksoi se kësaj komune iu shtua edhe një bibliotekë të cilën e ka bërë funksionale para disa ditëve, atë në Komoran dhe ajo e Tërstenikut.
"Librin dhe kulturën e leximit do ta ofrojmë te nxënësit dhe qytetarët jo vetëm me libra dhe aftësimin e bibliotekave por edhe duke ndërtuar biblioteka tjera të reja", ka theksuar Lladrovci, transmeton Klan Kosova.