Lajmet e fundit

Riformatimi i Qeverisë pritet të nisë këtë muaj.
Partnerët e koalicionit qeverisë tashmë janë dakorduar për nisjen e këtij procesi, përderisa partitë opozitare riformatimin e vlerësojnë të padobishëm dhe kërkojnë dorëheqjen e ekzekutivit
Drejtues të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) janë shprehur të gatshëm ta fillojnë këtë muaj procesin e riformatimit të qeverisë.
Kryeministri Isa Mustafa, duke mos saktësuar se çka do të përfshijë konkretisht ky proces, ka thënë se riformatimi do të fillojë në muajin tetor.
Edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij pritet t’i ndërrojë ministrat e saj në qeveri, shkruan gazeta “Zeri”.