Lajmet e fundit

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, ka bërë bashkë krerët e shtetit, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ku të pranishëm ishin edhe artistët, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.
Kurti përmes një postimi në Facebokk tha se vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, përcjell Klankosova.tv.
“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri”.
“Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, thuhet tutje në shkrimin e Kurtit.