Lajmet e fundit

Gazetari i Radiotelevizionit të Kosovës, Ridvan Berisha, thotë që është suspenduar nga puna nga ky institucion.
Ai ka akuzuar udhëheqësit e këtij televizioni, Ngadhnjim Kastratin, Festim Kabashin dhe Xhymret Veliun se e kanë suspenduar nga puna në ditën e parë që Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet.
“Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash”, shkruan Berisha në Facebook.
“Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje”.
Berisha pohoi se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe admiruesit e tyre do ta festojnë këtë situatë, duke i akuzuar udhëheqësit e RTK-së si servilë.
“Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t'i mbajne pozitat. Ne ekran s'do te jem per sa kohe qe komisioni disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj. Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t 'me japin vetem force e imunite”.
“Turp ju qofte more te padinjitetshem!”
“PS: Tifozet toksike, le t festoje, ndalohen ta perlloçin Facebookun tim!”