Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të fillojnë një turne muzikor në Amerikën e Veriut së bashku në vitin 2020.
Këngëtarët latinë mbajtën një konferencë për shtyp për turneun e përbashkët në hotelin London West Hollywood si dhe e bënë të ditur lajmin për fansat e tyre në Instagram.
"Jam shumë i entuziazmuar të njoftoj pë turneun tim për vitin 2020 me @enriqueiglesias dhe mysafirin special @sebastianyatra !!! #EnriqueRickyTour", ka shkruar Ricky Martin në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B9VIGutnsl_/?utm_source=ig_embed
Dyshja do të nisin turneun me koncertin e parë më më 5 shtator në Phoenix për të vazhduar tutje në Houston, New York, Miami, Los Angeles, Toronto, Arizona, Las Vegas, Boston dhe Washington.
Ata do të ndalen në Atlanta në 30 tetor për të përfunduar turneun.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.