Lajmet e fundit

Në ora 18:00 do të jepet premiera e filmit “Ricki and the flash", në kinemanë ABC.
Fituesja e trefishtë e Oskarit, Meril Strip, luan një rol të ri si këngëtare/kitariste në filmin e fituesit të Oskarit Xhonathan Dem. Komedia Mbretëresha e Rokut është një film zbavitës. Në filmin plot këngë e shfaqje, heroina jep gjithçka për të arritur majat e larta si yll roku. Por, tani ajo kthehet te familja e saj. Vajzën Meril Stripit e luan vajza e saj e vërtetë Memi Gamer; Rik Springfild e luan rolin e anëtarit të grupit Flesh, i cili është i dashuruar me Rikin dhe Kevin Klajn luan rolin e burrit të saj të divorcuar. Kurse, Odra Mekdonald luan rolin e gruas së tashme të Klajnit.
Ndërsa në rolet tjera kryesore luajnë Kevin Kline, Mamie Gummer, Audra McDonald, Sebastian Stan, Rick Springfield.
Ndërsa regjinë e ka bërë Jonathan Demme.
Më poshtë mund ta shikoni trajlerin e filmit: