Lajmet e fundit

Guvernatori i Floridas Rick Scott, mbajti një konferencë për shtyp në Orlando, pas të shtënave masive që ndodhën në 2 të mëngjesit në një klub nate të komunitetit LGBT, ku si pasojë mbetën të vrarë të paktën 50 persona.
Rick Scott, tha se kjo është mëse e qartë, ky është një akt terrorist.
Guvernatori i cili radhitet nga ana e republikanëve iu shmang një pyetjeje ku thuhet se duhet ndryshuar pikëpamjet e tij mbi legjislacionin e mbajtjes së armëve rreth të shtënave masive duke thënë se nuk është koha e duhur për të biseduar rreth kësaj çështjeje, njofton Klan Kosova.
‘’Tani për tani nuk është koha për të kuptuar çdo gjë rreth asaj që ndodhi. Është koha që të lutemi për familjet e viktimave dhe viktimat që humbën jetën në këtë klub. Do ketë mjaft kohë për t’u menduar se si shoqëria jonë do të sillet pas këtyre të shtënave’’, tha Guvernatori Scott, njofton Klan Kosova.
Scott, ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme në Orange County duke përshëndetur individët të cilët hynin brenda në klub natën e kaluar për të ndihmuar të tjerët megjithëse duke e ditur që aty ende pasonte rreziku ngase qëndronte një mjet aktiv brenda.
Ai bëri të ditur se emrat e viktimave ende nuk janë shpallur për familjet e tyre, njofton Klan Kosova.