Lajmet e fundit

Richard Gere dhe bashkëshortja e tij, Alejandra Silva, kanë shijuar një ditë në Madrid, pasi çifti kanë bërë të ditur se po presin fëmiun e tyre së bashku.
Çifti janë parë të veshur në mënyrë sportive, 69 vjeçari Gere kishte të veshur një xhaketë sportive, një këmishë ngjyrë hiri, shall me vija dhe një kapele bejsbolli.
35 vjeçarja Sliva që tregoi barkun e fryrë kishte të veshur një fustan të gjatë ngjyrë hiri, një këmishë farmerke dhe atlete ngjyrë rozë të hapur.
Në muajin shtator, Silva njoftoi se po e priste fëmiun e saj të parë me aktorin e Pretty Woman.
“Një moment shumë special vetëm disa minuta më herët…Shumë bekime për të voglin tonë që po vjen”, kishte shkruar ajo në një postim [tashmë të fshirë] në Instagram ku shihej Dalai Lama duke e “bekuar” barkun e saj.
“Ne nuk mund ta bënim këtë lajm publik pa i treguar fillimisht Dalai Lama”, kishte shtuar biznesmenja dhe aktivistja spanjolla, e cila këtë mesazh në Instagram e shkroi në gjuhën e saj amtare.
Ky fëmijë do të ishte i dyti për aktorin Gere pasi ai ka një djalë 18 vjeçar, Homer, me gruan e dytë Carey Lowell.