Lajmet e fundit

Richard Gere është martuar fshehurazi me të dashurën e tij shumë më të re në moshë.
Sipas revistës spanjolle, Hello, 68 vjeçari Gere dhe e dashura e tij 35 vjeçare, Alejandra Silva, po planifikojnë që të festojnë martesën e tyre me një festë familjare në shtëpinë e tyre në New York më 6 maj.
Një burim pranë tyre ka konfirmuar martesën për revistën People duke thënë se çifti është martuar “shumë javë më parë” dhe janë “jashtëzakonisht të lumtur”.
“Ata janë shumë rehat me njëri-tjetrin, argëtohen shumë dhe janë të entuziazmuar për të ardhmen e tyre”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Kjo është martesa e tretë e aktorit të “Pretty Woman”.
“E kam gjetur qetësinë dhe lumturinë në jetë, të cilat gjithmonë i kam ëndërruar”, kishte thënë ai kohë më parë për revistën Hello.
Në ndërkohë, Silva kishte thënë poashtu në një intervistë të mëhershme se ajo dhe Gere planifikojnë të krijojnë familje.
Aktori i njohur ka një djalë 17 vjeçar nga martesa e tij paraprake. Edhe Silva ka një djalë pesëvjeçar nga martesa e saj paraprake po ashtu.
Martesa e tyre nuk është çudi. Thashethemet për një fejesë mes çiftit kishin lindur kur e dashura e Gere ishte parë se kishte vendosur një unazë fejese në muajin dhjetor.
Çifti kanë nisur lidhjen e tyre qysh në verën e vitit 2014. Pas 18 muajsh romancë, ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq.