Lajmet e fundit

Aktori i njohur, Richard Gere ka kritikuar Izraelin për vendbanimet e tyre duke i quajtur si "provokim që dëmton procesin paqësor mes dy popujve", transmeton Klan Kosova.
"Vendbanimet janë një provokim absurd dhe krejtësisht jolegale, meqenëse nuk janë pjesë e programit të dikujt që vërtet dëshiron proces paqësor.
Të jem më i qartë, e dënoj dhunën nga të gjitha palët, sepse izraelitët duhet të ndihen të sigurt, por palestinezët nuk duhet të ndihen të dëshpëruar", ishte mesazhi aktorit.
Bashkësia ndërkombëtare ndërtimin e këtyre vendbanimeve e sheh si pengesë për formimin e shtetit palestinez.
Gere, ka qëndruar në Izrael për të marrë pjesë në premierën e filmit "Norman".