Declan Rice, ka shkëlqyer sonte në ndeshjen e parë çerekfinale në Champions League kundër Real Madridit.
Rice të dy golat i realizoi mjeshtërisht nga gjuajtja e lirë me 12 minuta diferencë ndaj njëri-tjetrit.
Të parën ishte i saktë në minutin e 58-të derisa të dytin në të 70-të.
Por, ka një karakteristikë për të.
Këto ishin dy golat e para nga goditja e lirë në karrierë për 26 vjeçarin në 338 ndeshje.
Dhe në të 339-tën ia bëri sefte pikërisht kundër "mbretërve".
Sonte Arsenali fitoi bindshëm në "Emirates Stadium" ndaj Real Madridit me rezultat 3:0.
Kështu "Topçinjtë" e kanë një avantazh të konsiderueshëm nga ky takim pasi që javën tjetër do të luhet ndeshja kthyese në "Santiago Bernabeu" dhe kështu anglezët janë një hap para drejt gjysmëfinales së Champions.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.