Lajmet e fundit

‘’Verorja’’ e Rexhep Hoxhës ndër romanet më të preferura dhe më të famshme në letërsinë për fëmijë të Kosovës vjen me botim të ri.
Nën përkujdesjen artistike të Gurakuq Dobrunës, me radhitje nga Drilon Cena dhe lustrime nga ilustruesi Atdhe Muhaxhiri ribotimin e këtij romani autori ia besoi shtëpisë botuese Lugjet e Verdha, e cila për shumë vite është pjesë e plan-programeve shkollore në vend.
Hoxha është një ndër autorët më të famshëm të letërsisë shqipe për fëmijë.
Emri i tij përmendet edhe për romane të tjera si: Ermali, Lugjet e Verdha, Zëri i pyllit e Picimuli.