Lajmet e fundit

Ata thjesht nuk mund të rrinë larg njëri tjetrit!
Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë parë së bashku në Los Angeles të martën, me gjasë për të festuar ditëlindjen e dhjetë të vajzës së tyre Violet, transmeton Klan Kosova.
Çifti së fundmi kanë qenë së bashku edhe për festën e Falënderimeve dhe duket se po ia kalojnë mirë.
“Ata e kalojë kohën si një familje e bashkuar – e gjithë kjo për fëmijët e tyre dhe ia kaluan shumë mirë”, ka thënë një burim për revistën People.
Ish çifti janë po ashtu prindër të vajzës gjashtë vjeçare Seraphia, dhe djalit tre vjeçar Samuel.
Derisa Ben momentalisht është i angazhuar me xhirimet e Live By Night, Jennifer e ka një rol në filmin e ardhshëm Miracles From Heaven.
Shpresojmë që kjo dyshe mund të vazhdojë kështu edhe për Krishtlindje.