Lajmet e fundit

Nick Cannon dhe Mariah Carey janë dëshmia që bashkë-prindërimi është i mundur.
Ish-at miqësorë janë ribashkuar për darkë më binjakët e tyre pesë vjeçarë, Moroccan dhe Monroe, të enjten mbrëma – duke u fotografuar së bashku të buzëqeshur.
“Një darkë e vogël pas kursit të karatesë!!”, shkroi Cannon në fotografinë e postuar në internet.
Pas gjashtë vjetësh martese, çifti njoftoi për ndarjen e tyre në janar të vitit 2015. Më pas Mariah është fejuar me miliarderin James Packer.
Derisa Nick Cannon e mbështet lidhjen e ish gruas së tij, ai ka plane të ndryshme sa i përket jetës pas divorcit.
“Gjasat që martesa të ketë sukses janë 50/50”, deklaroi ai. “Nëse nuk bëri punë me herë të parë dhe sërish i mbijetuat, me gjasë nuk duhet të përsëritet sërish”, transmeton Klan Kosova.