Lajmet e fundit

Chris Evans dhe Aaron Taylor-Johnson kanë folur së bashku në skenën e mbledhjes së granteve të Banketit të Shoqatës Hollywood-iane për Shtypin e Huaj, i cili është mbajtur të enjten në Beverly Hills.
Këta të dy luajtën së bashku në filmin The Avengers: Age of Ultron, ku Chris e ka rolin e Captain America dhe Aaron si Quicksilver, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu pjesëmarrës në këtë organizim ishin edhe Chrisian Slater nga Mr. Robot dhe Simon Helberg nga The Big Bang Theory.
Ky organizim gjatë mbrëmjes mblodhi rreth 2.4 milionë dollarë grante dhe të famshmit u shfaqën në skenë për t’i shpallur donacionet.