Lajmet e fundit

Vetëm disa javë pasi The Weeknd dhe Bella Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre romantike, E! News, ka mësuar se çifti është parë të hënën në Paris, transmeton Klan Kosova.
Derisa këngëtari ishte duke ngrënë darkë me miqtë, duke përfshirë Ryan Phillippe në Hotel Costes, Bella më vonë shkoi për ta përshëndetur.
“Bella u ul pranë The Weeknd dhe foli pak me të. Ata ishin të afërt me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për E! News. “Bella ishte në humor të mirë, dhe dukej mjaft e lumtur”.