Lajmet e fundit

Në Orën e Mbrëmjes në Klan Kosova, i ftuar ishte bendi Asgjë Sikur Dielli.
Alban Nimani, vokalist, dhe Fatos Berisha, baterist, treguan për arsyet e ribashkimit të tyre, këngët që i kanë publikuar falas në web sajtin zyrtar http://www.asgjesikurdielli.info, si dhe për albumin e ri që do të lansohet në vjeshtë.
“Ribashkmi na ka gëzuar fort”, tha Nimani.
Ndërsa, Fatos Berisha, duke folur për albumin e ri që quhet Disident, potencoi se ky album "i pëlqen më së shumti”.
Nimani dhe Berisha këtë verë kanë edhe shumë koncerte duke nisur nga Peja, Tirana, Zvicra, etj.
Në albumin e ri bendi është aktivizuar në përbërjen: Alban Nimani - vokalist, Bujar Hundozi – kitarist, Fatos Berisha – baterist, Labinot Krasniqi – bas kitarë dhe Faton Dolaku – instrumente me tastierë.
Ky është albumi i tretë. I pari ishte titulluar “Nr.1″, publikuar në vitin 1998, ndërsa i dyti “Ndodhemi’, në vitin 2005.