Lajmet e fundit

13 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar në Kosovë, të premten mbrëma në aeroportin “Adem Jashari”.
Në pritje të tyre dolën ministrat e brendshëm, Xhelal Sveçla i Kosovës e Bledi Çuçi i Shqipërisë.
Të riatdhesuarit janë shtetas të dy vendeve, 11 nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova derisa 4 janë gra dhe 9 fëmijë të moshave 6 deri 16 vjeç.
Ministri Çuçi falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas tij bën të mundur që ky operacion të realizohet me sukses.
Pas vizitave mjekësore të riatdhesuarit u nisën drejt Shqipërisë ku do të bëhet riintegrimi i tyre.