Lajmet e fundit

në periudhën e parë gjashtë mujore të këtij viti, në komunën e Mitrovicës janë riatdhesuar 33 persona, sipas paraqitjeve që ata kanë bërë në Zyrën Komunale për Kthim, ndërkaq janë parashtruar 51 kërkesa për mbështetje.
Koordinatori për kthim dhe ri-integrim, Bedri Sadiku. ka thënë se detyra primare e kësaj zyre është puna rreth ri-integrimit të personave të riatdhesuar ku janë paraqitur kriteret për përfitim nga personat të cilët kanë dal jashtë shtetit të Kosovës para datës 28 korrik të vitit 2010, thuhet në një njoftim të zyrës për informim të komunës së Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.