Duelin kryesor të natës në mes të Golden State dhe Denver Nuggets e fitoi Golden State me rezultat 116-107.
Lojtari kryesor ishte Curry me 53 pikë, 7 kërcime, 4 asistime dhe nëntë trepikësh, ai gjithashtu e ka kaluar Wilt Chamberlain si koshashënuesi më i mirë i Golden State Warriors.
Ballafaqimet tjera kanë shkuar sipas parashikimeve, mirëpo surpriza e mëngjesit ishte fitorja e New York Knicks ndaj kampionëve në fuqi Los Angeles Lakers.
Julius Randle me 34 pikë dhe 10 kërcime ia siguroi fitoren e tretë radhazi Knicksave.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve të fundit në NBA:
Dallas Maverikcks – Philadelphia 76ers 95-113
New York Knicks – Los Angeles Lakers 111-96
Minnesota Timberwolves-Brooklyn Nets, nuk është luajtur për shkak të demonstratave për vrasjen e Daunte Wright nga policia.
Orlando Magic-San Antonio Spurs 97-120
Memphis Grizzlies-Chicago Bulls 101-90
New Orleans Pelicans- Sacramento Kings 117-110
Utah Jazz-Washington Wizards 121-125
Golden State Warriors-Denver Nuggets 116-107
Phoenix Suns-Houston Rockets 126-120
Të mërkurën në mëngjes priten të luhen gjashtë ndeshje, me fillim nga ora 1:30 të mëngjesit, ekskluzivisht në Artmotion.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.