Bardhyl Meta, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk ka pajtueshmëri ndërmjet partive politike sa i përket çështjes së dialogut.
“Po shihet prej vonesës se nuk ka pajtueshmëri, ata po e presin ‘izën’ e Hashim Thaçit, i cili tashmë po bën korrigjimet e fundit në këtë draft-rezolutë”, ka thënë Meta në edicionin special të Klan Kosovës.
“PSD të gjitha këto veprime po i bën që të marrë hise në qeverisje, ata po bëhen patericë e pozitës”.
“Sot nuk do të formohet një delegacion që del nga Kuvendi i Kosovës, po të ndodhte kjo aty do të duhej të ishte edhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Një delegacion çfarëdo që të jetë ai, sepse nuk mund t’i vendosi emër – po të jetë shtetëror do të duhej të përfshinte të gjitha shtresat e shoqërisë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.