Rezi është shprehur se po shijon ditët në shtëpi dhe nuk e ka frikë nominimin.
Në një diskutim me Gjestin, ai i tha se kush do të del nesër nuk duhet të mërzitet.
“Ne jemi një pesëshe e bukur, duhet të shijojmë dhe të kalojmë mirë. Kush do që del nga ne nuk duhet me u merzitë – kjo është lojë psikologjike kush ta mbajë mirë”, tha Rezi.
Kujtojmë se në nominim me automatizëm për thyrje të rregullave nga "Vëllai i Madh" janë Rezi, Mevlani, Besforti dhe Xuxi teksa këtyre iu bashkangjitën edhe Drenusha e Bay T si më pak të preferuarat e publikut.
https://www.youtube.com/watch?v=o3L1uHxzLMM
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.