Lajmet e fundit

Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, po kalon momente jo të lehta që kur bashkëshorti i saj, nipi i diktatorit Enver Hoxha, është arrestuar dhe ndodhet në burg.
Që nga ai moment ajo ka qenë cak i syve kuriozë të njerëzve që e rrethojnë dhe mediave, duke e analizuar secilin hap që ajo ka bërë.
Por ajo pothuajse asnjëherë nuk e ka shfaqur këtë pikëllim të saj, duke u dukur gjithmonë e buzëqeshur dhe në rregull.
Tani këngëtarja e ka bërë të qartë se si e ka arritur këtë gjë.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka postuar një shkrim interesant, si vijon: “Në kohë të vështira, siç është kjo e jona, është shumë e lehtë të ankohesh për gjithçka dhe t’i kritikosh të gjithë, por është shumë e vështirë që t’i duash njerëzit. Unë kam zgjedhur që t’i dua!”.