Lajmet e fundit

Ryan Reynolds është emëruar një nga meshkujt e vitit në revistën GQ.
Në një intervistë për këtë revistë Reynolds është pyetur rreth bashkëshortes së tij Blake Lively, se kur e ka ditur që ajo është e duhura.
E aktori kishte një përgjigje interesante për këtë pyetje.
“Sigurisht pas seksit” ka thënë Ryan duke bërë shaka.
“Jo, ne ishim duke ndenjur në një restorant në Tribeca, dhe filloi një këngë mjaft e mire e i thash “dëshiron të vallëzojmë?”. Askush nuk ishte i pranishëm, restoranti ishte i zbrazët, dhe ishte një nga ato momentet në mes të vallëzimit, kur mendova me vete që kam tejkaluar linjën. Pas kësaj e kam përcjellë në shtëpi, dhe nuk kam nevojë të tregoj çfarë ka ndodhur pastaj” ka deklaruar aktori Reynolds.