Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është rikthyer në Turqi te skuadra e Sivassporit, pas vetëm 6 muajsh të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Manaj verën e kaluar kishte kaluar te ekipi Al Sharjah për 2 milionë euro.
28 vjeçari tani ka nënshkruar kontratë me Sivassporin të vlefshme deri në vitin 2029, raporton Klankosova.tv
Në periudhën e parë te Sivasi, Manaj kishte shënuar 34 gola dhe kishte bërë 7 asistime në 63 paraqitje.
Sivasspori renditet në vendin e 14-të në Ligën e Parë të Turqisë, 6 pikë larg zonës playoff. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.