20.04.2016 · përditësuar para 3756 dite1 min lexim
Eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi në tryezën me temë "Alternativat e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës" të organizuar nga AAK-ja, ka thënë se rritja ekonomike e Kosovës është e paqëndrueshme.
Sipas tij ka rënie në sektorët që gjenerojnë zhvillim, pasi investimet janë të fokusuara në dimensione që nuk e bëjnë këtë gjë, njofton Klan Kosova.
"Treguesit e rritjes janë të paqëndrueshëm, pasi rritja vjen nga konsumi jo nga faktorë tjerë".
"Investimet e Huaja Direkte janë të fokusuara në sektorin privat – në sektorë që nuk gjenerojnë zhvillim".
Rexhepi ka theksuar se investimet publike, që për një kohë kanë bartur barrën e zhvillimit ekonomik janë në rënie e sipër.
"Konsumi mbështetet në remitanca dhe paga nga sektori publik. Këto e kanë barrën e konsumit primar, jo dhe të ndonjë financimi".
"Buxheti nuk do të jetë ai që do të bartë përgjegjësinë për zhvillim ekonomik, por për të mbajtur barrën sociale. Investimet publike po ashtu janë në rënie e sipër – gjë që vërehet qartë në sferën e investimeve kapitale".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.