Ish kryeministër i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri nga themeluesit e kësaj partie, Bajram Rexhepi, ka thënë se “e keqja më e madhe që i ka ndodhur PDK-së është ardhja e Kadri Veselit si zëvendëskryetar i PDK-së, kurse SHIK-u thotë se ka kapur në dorë jo vetëm partinë, por edhe institucionet më të rëndësishme të shtetit”.
Ai këto deklarime i ka bërë në një intervistë për Zëri.
Ish ministri i punëve të brendshme thotë se të mos jetë takuar asnjëherë me Veselin që nga koha kur ai ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit.