Lajmet e fundit

Sulejman Rexhepi nga Bashkësia Islame e Maqedonisë ka thënë se Islami më së miri mbrohet dhe përhapet me dituri dhe urti, por kurrsesi me dhunë e brutalitet.
“Në kohën kur po akuzohet islami, pikërisht sot ne me ketë sesion po dëshmojmë se islami edhe mbrohet dhe përhapet me dituri dhe urti dhe jo me dhunë dhe me brutalitet".
"Mendoj se ndoshta është koha ku duhet t'i kthehemi një pune tjetër, sepse përkthimi siç e dini është problem me qenë autentik i fjalës së Allahut".
"Dhe mu për këtë duhet të bëhen përpjekje që të bëjmë edhe komentimin e Kuranit, për të mos u lënë hapësirë njerëzve dashakeq, që t'i japin kahje tjetër Kuranit”.
Këto fjalë ai i ka përdour për të përshkruar rrugën e këtij konfeksioni fetar në sesionin shkencor “Kurani te shqiptarët”, i organizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosoëvs, për nder të 30 vjetorit të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe.
Veç Rexhepit ndër folësit ishin edhe Myftiu Naim Tërnava, që tha se 30 vjet më parë shqiptarët e bënë Kuranin pronë të tyre, ndërsa zëdhënësi Ahmet Sadriu e ka cilësuar konsolidimin e shtetit katalizator të përkthimit të Kuranit në shqip.