Lajmet e fundit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka realizuar vizitën e tij dy ditore e paraparë në Qytetin e Vatikanit.
Shefi i shtetit turk u prit në Vatikan me një ceremoni zyrtare në Pallatin Apostol, ndërsa gjatë kësaj vizite është shoqëruar dhe nga zonja e parë Emine Erdogan, njofton Klan Kosova.
Rexhep Tajip Erdogan fillimisht është pritur nga Kryepeshkopi Georg Ganswein në oborrin San Damaso ndërsa më pas është pritur dhe nga Papa Françesku.
Kjo vizitë renditet vizita e parë e një lideri turk në Vatikan në 59 vjet e fundit, njofton Klan Kosova.