Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë për Klan Kosovën se pushteti sot e ka hequr maskën duke nxjerr deputetët me dhunë nga seanca e parlamentit, njofton Klan Kosova.
Selimi ka thënë se ata deputet nuk i ka zgjedhur qeveria, por populli dhe si të tilla nuk ka të drejt askush që t’i përjashtoj nga kuvendi.
Ai ka thënë se krejt kjo situatë është shkak i tre personave.
“I pari po dëshiron të bëhet president, i dyti që të mbajë një postë tashmë jolegjitim kurse i treti dëshiron që të përfitojë nga kjo situatë e të bëhet kryetar partie”.
Selimi ka thënë se më këto veprime po shtypet zëri i qytetarëve, sidomos me çizmet e policëve që kanë hyrë në sallën e kuvendit.
Ai ka thënë që policët nuk duhet të marrin urdhra nga ky pushtet, pasi që një ditë barra do të bie vetëm mbi ta veç e veç, pasi që sipas tij shefat e tyre një ditë do të largohen nga pozitat që kanë sot.