Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se kanë analizuar me kujdes pakot e projektligjeve për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se pavarësisht që Vetëvendosje po jep mbështetje për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, mos të keqkuptohen strukturat e partiake të pozitës për bashkëpunime, njofton Klan Kosova.
''Është shumë e rëndësishme kjo ditë. E dijmë se në cilën fazë jemi. Po bëjmë një detyrë brenda së mundshmes''.
''Është e kuptueshme që ne të gjithë së paku që jemi në sallë ta bëjmë këtë gjë. Ka një historik. Historiku i saj fillon me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pas shuarjes së TMK-së, është themeluar Forca e Sigurisë së Kosovës''.
''Ka pasur një tentativë nga zyra e presidencës që më pas është tërhequr në mënyrë sponzorizuese''.
''Mbështesim ta kalojmë në parim. Mos nënkuptoni mbështetjen të verbër, nga retorika e ditës apo entuziazmi. Mos të diskutojmë edhe për shumë çështje që kanë të bëjnë me ligjin''.
''Ne kemi analizuar me kujdes gjithë projektligjin që ka ardhur i sponzorizuar nga Qeveria''.
''Nëse dikush ka kontribuar më së shumti është e kuptueshme që nuk është vetëm një person. Por, nëse është dikush që duhet falënderuar janë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës''.
''Qeveria duhet t’i falënderojë ata para se ta lavdërojë veten. Nuk i keni kundërshtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës''.