09.11.2018 · përditësuar para 2822 dite1 min lexim
Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka bërë të ditur se Programi Nacional për Rininë (PNR), ofron mundësinë e platformës në të cilën gara i përgjigjet sistemit të njohurive të Kurrikulës së Arsimit Parauniversitar.
Hoti ka bërë të ditur se Programi Nacional për Rininë është ndërtuar mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe vijueshmërisë, njofton Klan Kosova.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport me Programin Nacional për Rininë e ka formësuar idenë e pjesës praktike të sistemit të nxënies, që u garanton pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha kryesore:
a) Në Dituri - nëpërmjet testeve – në të gjitha lëndët e arsimit parauniversitar, nga vlerësimet e jashtme dhe PISA-s;b) Në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik (KKMK) – për të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar, që u mundëson atyre t’i shprehin aftësitë krijuese dhe fuqinë e mendimit dhec) Në Sport - për të gjithë nxënësit e niveleve parauniversitare nëpërmjet kampionateve shkollore në katër disiplina: futsall, volejboll, shah e atletikë, në universitete edhe në basketboll.
Në Programin Nacional për Rininë parashihet mbajtja e garave në nivel vendi në katër nivele kryesore fillimisht:
1. Garat në nivelin shkollor;2. Garat në nivelin komunal;3. Garat në nivelin universitar dhe4. Garat në nivelin republikan.
Në perspektivë janë paraparë edhe garat në nivele:
a) Ndërshtetërore/Mbarëkombëtare dheb) Me diasporën/mërgatën.
Çdo vend i parë në çdo garë do të jetë i shpërblyer.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.