05.03.2019 · përditësuar para 2706 dite2 min lexim
“Monologu i Prijësit” i Rexhep Hotit paraqet ndërthurje të pazakontë poetike që si copa të një mozaiku të ngatërruar nga stuhitë e kohës e përmbyll kuptimin e vet në njësi të veçanta apo brenda tërësisë së saj.
Hoti trajton disa epoka përmes poezive, përfshirë këtu diktaturën dhe tranzicionin në Shqipëri.
“Ende jemi në telashe të një dhunimi dhe një terrori që ka krijuar një shtypje, që nuk ka krijuar dhimbje vetëm kur është krijuar si e tillë por vazhdon të përcillet edhe tek brezi që nuk di për diktaturën por e bartë të keqen e asaj kohe”, tha ai në Zona B.
“Tranzicioni i Shqipërisë me dashje dhe padashje do të futet në labirintet e krijuesve, herët apo vonë. Nuk mund të mos jetë në krijimin e popujve shqiptarë. Shqiptarët dhanë shumë gjak në këtë tranzicion”
Përmes ndërthurjes së veçantë poetike Hoti parqet luftën dhe rënien historike të Jasharajve.
“Liria e Kosovës fillon realisht me Jasharajt dhe me pas ajo shtrihet. Kështu është e konceptuar edhe ne vepër”.
Autori ia kushton disa pjesë rindërtimit të Kosovës, rilindjes së shoqërisë e demokratizimit të saj në liri. Në këtë vepër gjithashtu trajtohet edhe Konferenca e Rambujesë, lidhur me të cilën autori tha "faktori shqiptar megjithatë doli me një zë".
Ballafaqimi i monologut të heroit lirik me ndërgjegjen dhe vetveten është përplasja supreme.
Përmes reflektimeve të prijësit, që janë gjithnjë të një individi, shfaqen të bëmat e luftës, tregohet sa të ndërlikuara dhe të vështira ishin marrëdhëniet jo vetëm me ndërkombëtarët, por edhe ndërmjet veti, ndërmjet prijësve të ndryshëm të partive të ndryshme.
“Reflektimi i heroit lirik i cili flet mbi pamundësinë për ta mposhtur një prijës tjetër flet për madhështinë e heronjve të caktuar në skenën politike”, u shpreh autori.
Rexhep Hoti thotë se heroi i "Monologut të Prijësit" nuk është klasik që përfundon me vdekje. Ai e përmbyll veprën me një poezi që shpalos të bukurën.
"Kur ai mbyll perdet e rikujton të bukurën, e rikujton dashurinë. Ai e përjeton edhe të bukurën ashtu siç i përjeton edhe gabimet", tha Hoti.
Ishe tiEstete e paprekshme,perri!Më mbaje fort shtrënguar në gjiun e dashurisë!Ishe ti,Bota e vetme që më bëjeTa jetoja jetën i dashuruar;I çmendur prej bukurisë;Të zgjohesha në çdo mëngjesI buzëqeshurPërsëri!Dhe përsëri! - shkëputur nga "Monologu i Prijësit"
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.